Pau Cubarsí po shijon suksesin e tij aktual, por nuk e ka humbur nga sytë atë që dëshiron të shohë të ndryshojë në futboll. Mbrojtësi i Barcelona, fitues i çmimit “Golden Boy”, foli për ‘The Athletic’ rreth ambicieve personale dhe, mbi të gjitha, pozicionit të mbrojtësit qendror.
Një rol që shpesh vlerësohet më pak se ai i yjeve në vijën e sulmit. “Mbrojtësit nuk e marrin shpesh vëmendjen kryesore. Njerëzit preferojnë sulmuesit dhe anësorët, ose ata që shënojnë gola dhe japin asiste. E kuptoj këtë“, tha 19-vjeçari spanjoll.
“Ata që luajnë në mbrojtje bëjnë gjithashtu punë të palodhur, të ashtuquajturën ‘punë të pisët’. Do të doja që roli ynë të njihej më gjerësisht. Jo për veten time, por sepse çdo mbrojtës meriton vlerësimin që i takon. Ne kryejmë një detyrë shumë të rëndësishme“, tha Cubarsi.
Më tej, ai rrëfeu se Liverpool është pjesë e aspiratave të tij futbollistike. Cubarsí tha se e ka ndjekur gjithmonë Premier League dhe zbuloi një ëndërr specifike.
“Do të doja shumë të luaja në një mbrëmje të madhe të Champions League në ‘Anfield’. Duhet të jetë një përvojë e jashtëzakonshme,” përfundoi ylli në ngjitje, i cili është formuar në akademinë ‘La Masia’.







