Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ku u shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit dhe përkrahja për projektet komunale.
Në këtë takim, në të cilin morën pjesë edhe anëtarë të kabinetit të Thaçit, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe përfaqësisë diplomatike gjermane.
Të lidhura
None found
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi njoftoi se së bashku me pjesëtarët e kabinetit të tij pati një takim miqësor me ambasadorin Rudolph, gjatë të cilit u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjen e projekteve në të mirë të komunës.
Ai bëri të ditur se ambasadori gjerman shprehu gatishmërinë për ta mbështetur komunën dhe për ta forcuar bashkëpunimin në të ardhmen.
Kryetari i Obiliqit e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe për gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim.






