Qytetarët kanë filluar të mblidhen pranë shtëpisë së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Prishtinë, me shpresën se do të kenë mundësi ta takojnë.

Krasniqi ka mbërritur sot në vendlindje për një vizitë familjare, e cila, lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij.


Ai është pritur nga familjarët, përfshirë vajzat e tij, të cilat e kanë pritur te dera e shtëpisë.

Në lagjen ku ndodhet shtëpia e Krasniqit janë vendosur forca policore, ndërsa ekipet e mediave nuk po lejohen t'i afrohen shtëpisë.

Kjo është hera e dytë që Krasniqi vjen në Kosovë që nga transferimi i tij në Hagë. Më parë, ai kishte ardhur në vendlindje pas vdekjes së vëllait të tij. /Kp/