Në një prononcim jashtë sallës së Kuvendit, kryedemokrati Berisha ka bërë sërish thirrje për bashkim të faktorëve opozitarë në vend kundër qeverisë Rama, duke theksuar se ftesa e tij mbetet e hapur për të gjitha forcat politike. ‘Ftesa ime ka në bazë bashkimin e të gjithë faktorëve që konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe, që e konsiderojnë Edi Ramën si një rrezik ekzistencial për Shqipërinë dhe shqiptarët. Prapë unë tregoj durim, prapë unë i ftoj dhe ftesa ime është shumë e qartë. Asnjëri nuk ftohet të ndryshojë programin e tij, të ndryshojë qëndrimin ndaj Sali Berishës, të ndryshojë platformën e tij, jo! Bashkohemi siç jemi kundër një armiku që është më i rrezikshmi sot për kombin dhe për vendin dhe past