Alain Taho kaloi një mbrëmje shumë pozitive në fushë kundër Spanjës. Portieri 19-vjeçar shfaqi reflekse të jashtëzakonshme në një rast të rrezikshëm, ku Spanja mund të kishte gjetur golin, por Taho ndaloi goditjen e fuqishme me kokë dhe shmangu një gol gati të sigurt.
Leximi i saktë i topit dhe reagimi i menjëhershëm e bënë të dukej si një portier me përvojë të madhe te Kombëtarja. Ishte një paraqitje që peshoi shumë në barazimin pa gola.
Të lidhura
None found
E ardhmja e Taho-s shihet me shumë perspektivë. Aktualisht pjesë e ekipeve të moshave te Interi, 19-vjeçari ka fituar edhe besimin e Rolando Maranit, i cili e ftoi për ndeshjen kundër San Marinos më 6 tetor. Prania e tij në listë u pa e nevojshme pas dëmtimit të Alen Sherrit dhe pezullimit të Etrit Berishës.






