Presidentja takohet me Glauk Konjufcën për strategjinë e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Apel

18 Nëntor 2026 | 14:49

Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, sot u mbajt takim me Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë takim, Kryesuesi i Grupit Punues për hartimin e strategjisë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel, Glauk Konjufca dhe anëtarët e Grupit e informuan Presidenten Shiroka Pula për ecurinë e deritashme të punës.

Gjithashtu u diskutua edhe për mbarëvajtjen e punës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional, të mbështetjes juridike, institucionale dhe diplomatike për procesin e apelit.

Presidentja Shiroka Pula, shprehu mbështetjen për Grupin Punues, me qëllim të bashkërendimit të veprimeve ndërinstitucionale dhe diplomatike për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës dhe të rolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momenti kur Jakup Krasniqi mbërrin në shtëpinë e tij në Prishtinë (VIDEO)

Jakup Krasniqi mbërritur sot në shtëpinë e tij në Prishtinë, ku u pritur nga familjarët. Ardhja e tij në Kosovë lidhet me gjendjen shëndetësore të...
12:40 | 18/11/2026

Kurti pyetet nga gazetarët për aktgjykimin e Speciales, heziton të përgjigjet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka komentuar aktgjykimin e shqiptuar të martën nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të bashkakuzuarve...
12:11 | 18/11/2026

Gjendja shëndetësore e bashkëshortes arsyeja e ardhjes së Jakup Krasniqit në Kosovë

Kjo është hera e dytë që Jakup Krasniqi vjen në Kosovë që nga dërgimi i tij në Hagë. Jakup Krasniqi është nisur nga Haga drejt...
11:16 | 18/11/2026