Tump dhe Putin në banketin e liderëve të APEC-ut në Kinë, ja menuja e darkës
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai rus, Vladimir Putin, janë përshëndetur me një shtrëngim duarsh gjatë mbërritjes në banketin e mirëseardhjes për liderët e forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), që po mbahet në Shenzhen të Kinës.
Darka shtetërore, e organizuar nga presidenti kinez Xi Jinping, përfshin një menu të pasur me gatime tradicionale dhe specialitete të kuzhinës kineze, si dhe verëra të përzgjedhura.
Sipas raportimit të medias South China Morning Post, menuja nis me një pjatë të ftohtë të quajtur “Qyteti i Shkëmbit”, ndërsa në vijim shërbehen supë me mish peshku dhe ullinj kinezë, karavidhe të skuqur me xhenxhefil e qepë të njoma dhe grupër i zier në avull me salcë soje.
Pjesë e darkës janë gjithashtu biftek viçi me kërpudha, morel me lakër të vogël dhe gështenja në salcë shafrani, si dhe një treshe dim sum kantonez. Supë me fasule të kuqe, lëkurë mandarine dhe fara lotusi
Për ëmbëlsirë, të ftuarve u shërbehet kek, fruta të freskëta dhe akullore.
Në përfundim, menuja parashikon kafe dhe çaj, ndërsa për pijet janë përzgjedhur verëra të ndryshme, përfshirë një Cabernet Sauvignon të vitit 2019 nga Ningxia, verë të bardhë të vitit 2020 dhe verë akulli me liçi nga Guangdong.
Irani kërcënon SHBA-në: Në rast sulmi, përgjigjja do të jetë më shkatërruese dhe pa kufizime gjeografike
Trump dhe Putin shtrëngojnë duart ndërsa Xi mirëpret udhëheqësit në samitin në Kinë (VIDEO)
LeBron James padit kompaninë e basteve sportive: Përdori imazhin dhe zërin e tij pa leje
- 14:42 Deklaratat e Berishës në Kuvend për video erotike, reagon Pandeli Majko
- 14:30 Banka Qendrore Evropiane paralajmëron për rrezik financiar nga inteligjenca artificiale
- 14:27 Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni me tre identitete të falsifikuara, i dënuar për tri vrasje
- 14:05 9.1 mln euro të kalojnë në pronësi të shtetit, SPAK kërkon konfiskim pasurish për ‘Grupin e Shkozetit’
- 14:00 Live-Debat në Kuvend. Rama dhe Berisha përplasen për Buxhetin 2027
- 13:58 Vritet me armë zjarri një person në Suharekë, arrestohet autori i dyshuar