Jakup Krasniqi mbërrin në Prishtinë, viziton bashkëshorten e sëmurë

Kosovë | 1 minutë më parë

Jakup Krasniqi është kthyer këtë të mërkurë në Kosovë dhe ka mbërritur në banesën e tij në Prishtinë, ku është pritur nga familjarët. Vizita lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij, e cila është e sëmurë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Në lagjen ku ndodhet banesa e Krasniqit janë vendosur forca të Policisë së Kosovës, ndërsa gazetarët dhe ekipet televizive që po ndjekin vizitën nuk janë lejuar t’i afrohen shtëpisë.

Sipas informacioneve, Krasniqi pritet të qëndrojë në banesë deri në orën 17:00. Ndërkohë, disa automjete që ndodheshin në afërsi të shtëpisë janë larguar nga zona.

Kjo është hera e dytë që ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës kthehet në vendlindje që nga transferimi i tij në Hagë. Vizita e mëparshme ishte zhvilluar pas vdekjes së vëllait të tij.

Krasniqi po gjykohet në Hagë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, në kuadër të procesit ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme