Rocco Vata, djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, ka bërë një tjetër paraqitje me fanellën e Irlandës. Mesfushori i ri u aktivizua në minutat e fundit të përballjes ndaj Kosovës, në kuadër të Nations League.

“Kur isha në zonë dhe po përpiqesha të shpërqendroja portierin, ata thanë disa fjalë, që unë i kuptova. Po më shanin pak. Më thanë: ‘A je shqiptar?’ dhe më pas më shanë. Unë u thashë ‘Po, s’ka problem.’ Pas ndeshjes më kërkuan ndjesë, kjo ishte korrekte nga ata”.

“Kisha tetë veta lart në zonën e tribunës. Gjyshja ime është irlandezja më krenare që mund të gjesh. Pas ndeshjes e kërkova dhe e dëgjova duke bërtitur mes turmës. Ishte tejet e emocionuar, shumë e lumtur”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb