“Bleva shampo për fëmijë në farmaci, por më rezultoi e skaduar dhe me erë të rëndë”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.11.2026, 14:52

Një qytetare i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një rast që, sipas saj, ka ndodhur në një farmaci gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri për pushime.

Ajo tregon se para dy ditësh ka blerë një shampo për fëmijë, por më pas ka konstatuar se produkti kishte datë skadence 10/2025.

Qytetarja thotë se është rikthyer në farmaci për të kërkuar ndërrimin e produktit, por farmacistja i ka thënë se ai nuk kishte skaduar. Për të verifikuar situatën, ajo është drejtuar edhe në një farmaci tjetër, ku, sipas saj, i kanë konfirmuar se produkti ishte i skaduar dhe kishte një erë të rëndë.

Ajo shton se edhe farmacia ku e kishte blerë fillimisht nuk e kishte më të ekspozuar të njëjtin produkt.

“Hallin nuk e kam te lekët, por te mënyra se si m'u përgjigjën. Madje, më thanë se duhej ta kontrolloja vetë nëse produkti ishte i skaduar apo jo. Nuk më duket normale kjo gjë”, shprehet qytetarja.

Qytetarja kërkon që rasti të bëhet publik dhe institucionet përgjegjëse të verifikojnë situatën, veçanërisht pasi bëhet fjalë për një produkt të destinuar për fëmijë.

A duhet të mbajnë farmacitë përgjegjësi për produktet që tregtojnë dhe për mënyrën se si trajtojnë ankesat e klientëve?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit