Pas rinovimit të kontratës me Real Madridin deri më 30 qershor 2032, Arda Güler ka përcjellë një mesazh emocionues për klubin dhe tifozët, duke shprehur ambicien për të lënë gjurmë në historinë e madrilenëve:
“Kur vesha për herë të parë fanellën e Real Madridit, e dija se po bëhesha pjesë e një historie madhështore. Sot ndiej të njëjtën krenari dhe lumturi, por me një përgjegjësi edhe më të madhe.
Është një nder i jashtëzakonshëm të ndjekësh gjurmët e legjendave që kanë shkruar historinë e futbollit. Ëndrra ime është ta vesh këtë fanellë për shumë vite, të fitojmë trofe të rinj së bashku dhe një ditë të lë edhe unë gjurmën time në këtë histori unike.
Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë qëndruar pranë që nga dita e parë, veçanërisht presidentin Florentino Pérez, familjen time, shokët e skuadrës, stafin teknik dhe të gjithë trajnerët me të cilët kam punuar. Një falënderim të veçantë për madridistët në mbarë botën, që na mbështesin gjithmonë me dashuri të pakufishme.
Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të jem pjesë e këtij klubi. Na presin ende shumë momente të bukura së bashku. Shihemi në vitin 2032”.







