E mërkurë, 18 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Përse Cristiano Ronaldo është gjithmonë në formë? Georgina nxjerr ‘recetën e tij sekrete’

Georgina Rodriguez ka zbuluar disa detaje interesante nga rutina e përditshme e Cristiano Ronaldos, duke treguar se si ylli portugez arrin të ruajë formën e tij fizike edhe në këtë fazë të karrierës.

Sipas rrëfimit të Georginës, Ronaldo e nis ditën shumë herët, në orën 06:00 të mëngjesit. Menjëherë pas zgjimit, ai kryen disa ushtrime fizike dhe konsumon shumë ujë, pasi beson se një ditë e mirë nis me një trup të shëndetshëm.

Pas një pushimi prej rreth një ore e gjysmë, CR7 konsumon mëngjesin, ku nuk mungojnë frutat, djathi dhe vezët. Më pas rikthehet në palestër, ku zhvillon një seancë dyorëshe me pesha, përpara se të marrë sërish kohë për pushim.

Pasditet i rezervon për familjen dhe miqtë, ndërsa edhe para gjumit nuk heq dorë nga aktiviteti fizik. Sipas Georginës, portugezi shkon për të notuar, duke e konsideruar këtë një mënyrë të mirë për t’u përgatitur para pushimit të natës.

Disiplina, ushqimi i kontrolluar dhe stërvitja e vazhdueshme janë disa prej elementeve që kanë ndihmuar Ronaldon të ruajë një nivel të jashtëzakonshëm fizik ndër vite.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.