Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen 6 skuadrat e tjera të kualifikuara në raundin e tretë Një epokë e re nis për futbollin gjerman. Pas më shumë se 72 vitesh bashkëpunimi me Adidas, Gjermania do të veshë fanellat e Nike duke filluar nga 1 janari 2027.
Marrëveshja mes Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) dhe gjigantit amerikan është e vlefshme deri në vitin 2034 dhe përfshin të gjitha kombëtaret gjermane, nga ekipet e moshave deri te përfaqësueset A.
Sa kushton marrëveshja?
Rreth 100 milionë euro në vit, sipas raportimeve të mediave gjermane.
Mbi 800 milionë euro për periudhën 2027-2034.
Afërsisht dyfishi i shumës që paguante Adidas.

DFB nuk e ka konfirmuar zyrtarisht vlerën financiare të kontratës, por ka pranuar se Nike paraqiti ofertën ekonomikisht më të mirë. Kështu merr fund një nga partneritetet më jetëgjata në historinë e futbollit, që nisi në vitin 1954 dhe shoqëroi Gjermaninë në fitimin e katër titujve botërorë. Nike merr stafetën nga Adidas pas 72 vitesh!
Top Channel