Italia bëhet vendi më i fundit që kufizon aksesin në rrjetet sociale për të miturit, duke ndjekur shembullin e vendeve si Australia, Brazili dhe Greqia; parlamenti pritet ta miratojë dekretin qeveritar brenda fundit të vitit. Fëmijëve nën moshën 13 vjeç do t'u ndalohet të kenë llogari në rrjetet sociale. Të miturit e moshës 13-15 vjeç do të lejohen t'i kenë ato vetëm nëse janë të lidhura me llogaritë e njërit prej prindërve të tyre. Llogaritë e pavarura do të lejohen duke filluar nga mosha 16 vjeç. Këto masa përfshihen në një amendament të një dekreti për sigurinë, i cili është në shqyrtim në parlament dhe pritet të miratohet nga fundi i dhjetorit. Amendamenti nuk është paraqitur ende zyrtarisht, por gëzon mbështetjen e koalicionit të krahut të djathtë të kryeministres Giorgia Meloni. Burime parlamentare bëjnë të ditur se miratimi i tij është pothuajse i sigurt.