Lajmi i fundit

LIVE - Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare, diskutohet projektbuxheti 2027

‘Rama jepe dorëheqjen’/ Protestuesit sërish para Ministrisë së Arsimit, ironizojnë qeveritarët me pampersa

15:14, 18/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Studentët dhe qytetarët kanë nisur të grumbullohen përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në kuadër të protestës së radhës kundër qeverisë së Edi Ramës.

Të rinjtë vijojnë të mbajnë të pandryshuar kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa pjesëmarrës të tjerë po i bashkohen tubimit përpara godinës së ministrisë.

Një detaj që bie në sy është edhe vendosja e disa pampersave, mbi të cilët janë shkruar emra dhe nofka që protestuesit i lidhin me figura të mazhorancës dhe zyrtarë të qeverisë.

Në pamjet e siguruara nga SYRI dallohen mbishkrimet “Hita”, “Gonxhe”, “Zeqineja”, “Bllako”, “Tau Tau Palla”, “Braçe miu” dhe “Ram pisi”, një formë ironie dhe proteste ndaj përfaqësuesve të pushtetit.

Protesta e sotme vjen pas tensioneve të një dite më parë përpara Kryeministrisë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë.

Forcat e rendit ndërhynë për të larguar protestuesit nga bulevardi, me argumentin e lirimit të qarkullimit të automjeteve. Ndërhyrja u shoqërua me tensione dhe shoqërimin me forcë të disa pjesëmarrësve, mes tyre edhe gra e vajza.

Pavarësisht ndërhyrjeve policore dhe tensioneve të regjistruara, protestuesit vijojnë mobilizimin, duke këmbëngulur në largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco