Lajmi i fundit

LIVE - Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare, diskutohet projektbuxheti 2027

Me dy prindër invalid/ 5 ditë në qeli dhe 5 milion lekë gjobë, Gjykata: Arrestimi i 15 vjeçarit i paligjshëm

Me dy prindër invalid/ 5 ditë në qeli dhe 5 milion lekë gjobë, Gjykata: Arrestimi i 15 vjeçarit i paligjshëm

15:10, 18/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Tiranës shpalli të paligjshëm arrestimin e bërë nga policia dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm e pa asnjë masë të 15 vjeçarit Jongert L.

I mituri prej të shtunës qëndroi i paraburgosur në Bllokun e Sigurisë “Mine Peza” dhe këtë të mërkurë doli para gjykatës ku prokuroria kërkoi të vlerësohet i ligjshëm arrestimi dhe ti vendoset masa detyrim paraqitje, kërkesa që rrëzuan nga gjyqtarja Yrfet Shkreli.

Si të mos mjaftonte arrestimi i mituri është gjobitur edhe me 5 milion lekë të vjetra në bazë të aktit normativ kundër bllokimit të rrugëve. Në fletën e gjobës, adoleshenti, ka shkruar se të dy prindërit i ka invalid me babain të verbër dhe nënën me probleme të theksuara shëndetësore. 

Sipas të atit që foli para disa ditësh për situatën e të birit, ky i fundit është me mësues-ndihmës dhe nuk kupton gjobat që vendosen. Familja e tij deklaroi ai, merr 140 mijë lekë në muaj, që nuk u dalin as për qiranë e banesës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco