Dy flamuj origjinalë të kohës së Princ Vidit, shqiponja e zezë, dekorata, medalje dhe artefakte të veçanta nga periudha e mbretërimit të Ahmet Zogut, përfshirë penën me të cilën ka firmosur akte të rëndësishme të shtetit shqiptar e nga ana tjetër ka nënshkruar kontratën e martesës. Objektet e rralla me rëndësi të madhe për trashëgiminë tonë kulturore janë koleksionuar nga i ndjeri Artan Lame dhe sot ekspozohen për publikun nga e bija, Lisia Lame.