Në Maqedoninë e Veriut, pronarët e veturave rrezikojnë një gjobë prej 100 eurosh nëse brenda tre ditësh nuk njoftojnë për ndryshimin e numrit të telefonit apo adresës elektronike.
Ky detyrim bën pjesë në amendamentet e propozuara të Ligjit për Automjetet, të cilat pritet të diskutohen në Kuvend.
Të lidhura
None found
Në bazë të propozimit, çdo ndryshim i të dhënave duhet të raportohet në një pikë të autorizuar të kontrollit teknik.
Po ashtu, parashikohet vendosja e ngjitëseve elektronike në automjete, të cilat do t’i shërbejnë policisë për të verifikuar nëse regjistrimi, sigurimi dhe kontrolli teknik janë ende të vlefshëm.
Nëse dikush e heq, e dëmton ose e zhvendos ngjitësen në një makinë tjetër, rrezikon një gjobë prej 500 eurosh. Megjithatë, këto ndryshime ligjore ndodhen ende në fazën e procedurës parlamentare dhe nuk kanë filluar të zbatohen.








