Botërori 2030 kthehet në ar, FIFA kërkon një shifër rekord nga televizionet amerikane Pas mbylljes së aventurës së tij me Manchester City, Pep Guardiola po i dedikohet vetes dhe po shijon jetën pasi vendosi që të shkëputet për pak kohë nga pankinat.
Megjithatë, duket se Arabia Saudite nuk ka ndërmend ta lërë katalanasin të pushojë në paqe për shumë kohë. Në futbollin saudit nuk e kanë harruar 55 vjeçarin dhe janë gati që të tentojnë për ta bindur që t’i kthehet profesionit të tij duke marrë drejtimin e kombëtares së Arabisë Saudite
Guardiola shpesh ka deklaruar se do t’i pëlqente të merrte drejtimin e një kombëtareje dhe në ditët e fundit në drejtim të tij janë bërë propozime të reja duke përfituar edhe nga fakti se puna me një përfaqësuese nuk ka intensitetin e asaj me një klub. Vetë agjenti i Pep Guardiolës, Josep Maria Orobitg, konfirmoi ofertat nga Arabia Saudite në një intervistë për të përditshme arabe Al-Riyadiya.
‘Kemi marrë oferta nga Arabia Saudite përmes ndërmjetësve në këto ditë të fundit-deklaroi Orobitg i cili më pas shtoi se trajneri nuk ka ndryshuar qëndrim-por Guardiola refuzon në mënyrë kategorike të marrë në konsideratë ndonjë prej tyre’.
Sipas agjentit te 55 vjeçarit, Guardiola nuk do të diskutojë asgjë në lidhje me të ardhmen e tij përpara fillimit të sezonit të ardhshëm.
Pep Guardiola, në fund të sezonit të kaluar i dha fund aventurës së tij me Manchester City pas 10 sezonesh të përjetuar në mënyrë intensive teksa e shndërroi skuadrën e Citizens, në një makineri fitoresh dhe nuk ka ndërmend të përafrojë kthimin e tij në pankinë. Me fjalë të tjera, Arabia Saudite do Guardiolnë, por katalanasi nuk e do Arabinë Saudite dhe asnjë skuadër tjetër, gjithçka do të ndodhë në momentin e duhur.
Top Channel