Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa: Halli juaj është të ruani karrigen e Ramës, Gogu është bërë “pastori” që shpërndan fjalën e shefit


Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar mazhorancën se prioriteti i saj nuk është zgjidhja e problemeve të qytetarëve, por ruajtja e pushtetit të kryeministrit Edi Rama dhe përplasjet e brendshme në Partinë Socialiste.

Gjatë diskutimeve në Kuvend, Zhupa ngriti akuza për buxhetin, investimet e munguara dhe shpenzimet e larta për fushatat elektorale.

Ajo u ndal edhe te ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, duke e cilësuar me ironi si “pastorin që shpërndan fjalën e shefit”, në referencë të pretendimeve të Erion Veliajt se ministri i kishte përcjellë kërcënime në emër të kryeministrit.

“Në fund të ditës, halli juaj më i madh është si të tjetërsoni votën, si të mbani pushtetin. Prioritet tashmë në PS është të ruajnë karrigen e Ramës dhe të bëjnë luftë të brendshme. Ka ikur edhe ministri i Drejtësisë, se unë e dija që pastorët shpërndajnë fjalën e Zotit, por shpërndajnë fjalën e shefit. Qytetarët jua kanë dhënë përgjigjen dhe do t’jua japin”, deklaroi Zhupa.