Shqipëria ka fituar një pozicion në renditjen botërore të FIFA-s.
Kuqezinjtë renditen tashmë në vendin e 65-të, duke u ngjitur pas fitoreve me rezultatin e njëjtë, 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe Finlandës.
Kombëtarja e teknikut Maran ka grumbulluar 1,388 pikë dhe pozicionohet mes Irlandës së Veriut dhe Xhamajkës.
Fitoret në Tiranë dhe Hungari ndikuan jo vetëm në ecurinë e Shqipërisë në renditjen e FIFA-s, por edhe në grupin C1, duke e fituar dhe u ngjitur një divizion më lart.
Sa i përket Kosovës, renditja aktuale e pozicionon atë në vendin e 78, duke rënë dy vende.
Në krye të klasifikimit vijon të qëndrojë Spanja, e ndjekur nga Argjentina dhe Franca. Anglia mban vendin e katërt, ndërsa Maroku renditet i pesti.










