Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim ish-kryetarin e Bashkisë së Memaliajt, Gjolek Gucin, pasi e ka gjetur fajtor për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.
Fillimisht, ndaj Gucit ishte caktuar masa e dënimit me 2 vite burgim, por për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi është ulur në 1 vit e 4 muaj burg.
Përveç dënimit me burg, GJKKO ka vendosur edhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

