Ish-kryetari i Bashkisë së Memaliajt, Gjolek Guci, është dënuar nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) me 1 vit e 4 muaj burgim, pasi u gjet fajtor për shkelje të barazisë në tendera.
Siç bën me dije gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, fillimisht, Guci ishte dënuar me 2 vite burgim, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit u reduktua në 1 vit e 4 muaj burgim.
Gjithashtu, GJKKO i ka hequr ish-kryebashkiakut të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.
