Kupa e Shqipërisë, përcaktohen përballjet e fazës së 1/8-ve të finales

Kupa e Shqipërisë | 10 minuta më parë

Laçi, Skënderbeu, Kastrioti, Besa, Iliria, Pogradeci, Flamurtari dhe Bylisi janë 8 skuadrat që kanë siguruar një vend në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë.

Në fazën e 1/8-ve të finales të turneut, futen në skenë edhe skuadrat që u renditën në 8 vendet e para sezonin e kaluar në Abissnet Superiore.

Tashmë janë përcaktuar 16 skuadrat që do të luftojnë për trofeun si dhe janë përcaktuar çiftet e fazës së 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë.

Egnatia do të përballet me Kastriotin, Elbasani me Besën, ndërsa Vllaznia do të luajë kundër Ilirisë. Pogradeci do të sfidojë Dinamon, Partizani do të ndeshet me Skënderbeun, ndërsa Tirana do të masë forcat me Laçin.

Vora-Flamurtari dhe Teuta-Bylis janë dy sfidat e tjera të fazës së 1/8-ve të finales së Kupës së Shqipërisë.

Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste dhe gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë. Ndeshjet e këtyre dy fazave do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, me nga dy takime për çdo çift.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme