Kos për incidentin me këngën serbe: I shpreha keqardhje Kurtit

18 Nëntor 2026 | 16:56

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka konfirmuar se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas incidentit me interpretimin e një kënge nacionaliste serbe në një koncert të organizuar në kuadër të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel më 15 nëntor.

“Isha në kontakt edhe me kryeministrin dhe i shpreha keqardhjen që ndodhi diçka që nuk duhej të kishte ndodhur”, tha Kos në debatin e zhvilluar më 17 nëntor në Komisionin për Çështje të Jashtme dhe Evropiane të Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës.

Ajo konfirmoi se repertorin e kishte zgjedhur grupi muzikor i angazhuar për koncertin në fjalë dhe se Komisioni Evropian, si organizator i ngjarjes, nuk e kishte miratuar paraprakisht.

“Sa i përket pjesës muzikore, siç e thashë, grupit muzikor i dhamë udhëzime se çfarë donim, por nuk e miratuam secilën këngë veç e veç. Më vjen shumë keq që ndodhi kjo sepse Kosova e meriton gjithë mbështetjen tonë dhe do ta marrë gjithë mbështetjen tonë”, tha Kos e cila edhe pas ngjarjes kishte shprehur keqardhje për interpretimin e kësaj kënge.

Më 15 nëntor, në koncertin e titulluar “Meloditë e unitetit: Harmoni nga udhëkryqi i Evropës”, krahas pjesëve muzikore nga vendet e përfshira në procesin e zgjerimit, u interpretua edhe melodia e këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo”.Teksti i saj përmban pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe kundërshton heqjen dorë prej saj.

Gjatë koncertit u interpretua vetëm melodia, pa u kënduar vargjet, ndërsa titulli i këngës u shfaq në ekran, sipas dëshmive të pjesëmarrësve. Kjo nxiti reagime të shumta nga përfaqësues qeveritarë dhe të opozitës në Kosovë dhe në Parlamentin Evropian, të cilët kërkuan shpjegime për përzgjedhjen e repertorit.

Muzikanti slloven Marko Hatlak, i grupit Kapobanda që e interpretoi këngën, më pas kërkoi falje përmes një reagimi në rrjetet sociale. Sipas tij, përzgjedhja e këngës ishte një gabim i paqëllimshëm, pasi nuk ka qenë në dijeni të kontekstit historik dhe politik të këngës.

Në ngjarjen e organizuar në Bruksel, shteti i Kosovës nuk mori pjesë. Megjithatë, në këtë ngjarje ishte e pranishme Donika Emini, eksperte e çështjeve evropiane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ku është Millan Radoiçiç? A mund të jetë larguar nga Serbia pa pasaportë?

A është larguar Milan Radoiçiç nga Serbia dhe, nëse po, si ka mundur ta bëjë këtë pa pasaportë? Këto janë pyetjet për të cilat institucionet...
16:54 | 18/11/2026

Vrasja në Suharekë, Prokuroria: Viktima u vra në prani të bashkëshortes dhe vajzës së mitur

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me rastin e rëndë të vrasjes në Suharekë, që ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ku ka...
16:30 | 18/11/2026

Nesër seanca e Kuvendit të Kosovës, PDK-ja kërkon të votohet ligji për Gjykatën Speciale

Kuvendi i Kosovës ka caktuar seancën për ditën e nesërme, në orën 11:00, ku në rend dite janë gjithsej 12 pika, por nuk është përfshirë...
15:43 | 18/11/2026