GJKKO dënon ish-kryebashkiakun socialist të Memaliajt, Gjolek Guci
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin për ish-kryebashkiakun socialist të Memaliajt, Gjolek Guci, duke e dënuar me 2 vite burg për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në bashkëpunim.
Vendimi u shpall më 18 nëntor 2026 nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Engjëllushe Tahiri. Për shkak se çështja u shqyrtua me procedurën e gjykimit të shkurtuar, Gucit iu aplikua ulja me një të tretën e dënimit. Përfundimisht, ish-kryebashkiaku do të vuajë 1 vit e 4 muaj burgim.
Përveç dënimit me burg, GJKKO vendosi edhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë pesëvjeçare.
Në të njëjtën çështje është dënuar edhe Edmonda Harizi. Gjykata i caktoi asaj fillimisht 1 vit burgim, ndërsa pas reduktimit me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar u përcaktua në 8 muaj burg.
Edhe Harizit iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vite.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



