Siç ishte paralajmëruar, këtë të mërkurë zhvillohet protesta e studentëve në Tiranë.
Pasi qëndruan disa orë përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit u zhvendosën drejt parlamentit.
Ndërkohë në Kuvend po zhvillohet seanca plenare, që ka si diskutim kryesore buxhetin e vitit 2027.
Gjithashtu në terren janë vendosur edhe forcat e policisë. Para parlamentit është i ngritur një kordon policor, por deri më tani nuk ka përplasje mes tyre dhe protestuesve.
Gjatë protestës, demonstruesit kanë djegur një kosh mbeturinash, ndërsa më pas kanë nisur marshimin drejt Parlamentit, ku po zhvillohet seanca plenare me diskutimet kryesore për buxhetin e vitit 2027.

Për garantimin e rendit dhe sigurisë, në terren janë angazhuar edhe forca të shumta policie. Përpara Kuvendit është vendosur një kordon policor për të mbajtur nën kontroll situatën.











