Zhegrova i kthehet stërvitjes së plotë me Juventusin, gati për sfidën me Venezian

Juventusi po përgatitet për rikthimin në kampionat pas ndërprerjes së shkaktuar nga ndeshjet e përfaqësueseve dhe lajmi i mirë vjen nga Edon Zhegrova, i cili ka zhvilluar të gjithë seancën stërvitore me skuadrën. Skuadra torineze do të përballet me Venezian të dielën, më 22 nëntor.

Trajneri Luciano Spalletti ka marrë sinjale pozitive nga futbollisti kosovar, i cili nuk ka shfaqur shqetësime fizike të veçanta gjatë punës me grupin, sipas raportimit të mediumit italian “Tuttosport”.

Të lidhura

None found

Më herët, Zhegrova ishte larguar nga grumbullimi i përfaqësueses së Kosovës përpara afatit, pasi ankohej për dhimbje muskulore. Ai mungoi në ndeshjen kundër Irlandës, të cilën Dardanët e humbën me rezultatin 3-0.

Ndërkohë, katër lojtarë të tjerë të Juventusit vijojnë të kryejnë programe individuale stërvitore. Bëhet fjalë për Andrea Cambiason, Zeki Celikun, Pierre Kalulun dhe Nico Gonzalezin, të cilët po punojnë veçmas për të arritur formën optimale.

Stafi teknik dhe ai mjekësor po i monitorojnë nga afër këta futbollistë, ndërsa Spalletti do të vendosë në ditët në vijim se cilët prej tyre do të jenë të disponueshëm për sfidën e së dielës.

Për Zhegrovën, pjesëmarrja e plotë në stërvitje është një tregues inkurajues, pasi ai synon të jetë i disponueshëm për trajnerin në ndeshjen e ardhshme të Juventusit kundër Venezias.


Shtuar më 18.11.2026 17:21

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet