Rike Roçi në Vizion Plus: Të gjithë duan të bëhen moderatorë, edhe kur nuk dinë të flasin
Modelja dhe aktorja Rike Roçi ka ndarë më shumë detaje për karrierën e saj dhe arsyet pse e sheh veten më shumë në botën e filmit sesa në moderim.
E ftuar në emisionin “Takohemi n’Vizion”, në një bisedë me Fjodora Fjorën, ajo nuk i kurseu kritikat ndaj personave që bëhen moderatorë pa pasur përgatitjen e duhur.
Roçi foli edhe për paragjykimet, duke theksuar se njerëzit që e njohin nga afër e dinë përkushtimin e saj ndaj punës.
Pjesë nga intervista:
Fjodora Fjora: E kishe ëndërr tënden të bëheshe producente?
Rike Roçi: Po, se kam parë që duan të bëhen të gjithë moderatorë, edhe kur nuk dinë të flasin. Edhe kur vijnë nga Italia dhe mezi flasin. Në film je me regjistrim, ke një regjisor dhe, edhe nëse e thua një fjalë gabim, e përsërit sërish. Duhet të jesh shumë i përgatitur për të bërë moderatoren. Dhe unë e gjej veten më shumë te filmi. Në Shqipëri, të jesh një vajzë bionde simpatike… ka pak paragjykime, nuk ta marrin shumë seriozisht punën. Njerëzit që më rrinë afër e dinë sa shumë i përkushtohem unë punës.
/vizionplus.tv




