Ka përfunduar në SPAK dosja e vjedhjes së 700 mijë eurove në Postën e Durrësit. Prokuroria e Durrësit ka depozituar elementë që mund ta klasifikojnë dosjen si grup të strukturuar kriminal, shkruan Report Tv.
Ish-drejtoresha Elisabeta Mataj dhe dy vartëset e saj u arrestuan në korrik 2026. Në pranga përfunduan ish-shefja e Financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana.
Tre punonjëst e arrestuara akuzohen për abuzim financiar dhe përvetësimin e rreth 700 mijë eurove të destinuara për pensionet dhe ndihmën ekonomike.