Në Serbi po zhvillohet seanca e radhës konstituive, e cila në rend të ditës ka zgjedhjen e kryetarit të kuvendit.
Seanca drejtohet nga deputeti më i vjetër por që njëkohësisht është edhe kandidat për kreun e kuvendit, i dalë nga Partia e Aleksandar Vuçiç. Ai quhet Stojan Radenoviç.
Lista Studentore dhe Partia e Vuçiç, pretendojnë se kandidatët e tyre janë akademik. Ndërkohë në seancë ka folur edhe deputeti i koalicionit shqiptar, Shaip Kamberi.
Në fjalën e tij ai deklaroi se ata erdhën në Parlamentin e Serbisë për të luftuar për vendin e shqiptarëve në institucionet shtetërore.
Siç tha ai, ata presin që shumica e re parlamentare të respektojë Planin Shtatë Pikash dhe Planin e Veprimit 2022, të cilat janë rezultat i viteve të këmbënguljes për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve.
Ai kërkoi gjithashtu që të ndalet pasivizimi i adresave të banimit, të përmirësohet arsimi në gjuhën shqipe, të zbatohet më me konsistencë e së drejtës për përdorimin e gjuhës dhe shkrimit shqip, si dhe të zhbllokohen fondet që Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve merr nga Kosova.









