Pas ngjarjes tragjike në Suharekë, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka shprehur reagim të ashpër duke vënë në dyshim procedurat që i kanë mundësuar personit të dyshuar të pajiset me leje për armë.
Në një postim në Facebook, Deliu ka pohuar se individi në fjalë kishte precedentë penalë në Zvicër, përfshirë dënimin për vrasjen e bashkëshortes, ndërsa megjithatë në Kosovë i ishte lëshuar leja për armë.
Të lidhura
None found
Ajo ka kërkuar llogari për mënyrën se si janë verifikuar dokumentet dhe e kaluara e tij gjatë procesit të pajisjes me leje, duke e cilësuar këtë si një dështim të rëndë institucional.
“Çfarë shteti është ky ku një person i dënuar për vrasje mund të pajiset me leje për armë? Kush i ka kontrollu dosjet? Kush e ka nënshkru lejen? Kush ka me dhanë përgjegjësi?”, ka shkruar deputetja.
Deliu ka paralajmëruar se kur institucionet nuk arrijnë të parandalojnë rreziqet, qytetarët përballen me pasoja që mund të jenë fatale.
“Kur institucionet dështojnë me e parandalu rrezikun, pasojat i paguajnë qytetarët me jetë!”, ka theksuar ajo.
Ngjarjen në Suharekë, deputetja e ka përshkruar si të rëndë, të tmerrshme dhe krejtësisht të papranueshme.






