Lajm i mirë për Juventusin dhe Edon Zhegrovën. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës dhe konsiderohet i gatshëm për ndeshjen e së dielës ndaj Venezias.
Juventusi merr një lajm pozitiv nga seanca e fundit stërvitore, pasi Edon Zhegrova ka lënë pas problemet fizike dhe është bashkuar me grupin. Futbollisti kosovar pritet të jetë në dispozicion të trajnerit për takimin ndaj Venezias, që do të luhet të dielën në orën 12:30.
Një rikthim i rëndësishëm për bardhezinjtë, që ndërkohë vijojnë të kenë disa mungesa në skuadër. Celik, Cambiaso, Nico Gonzalez dhe Kalulu mbeten ende jashtë fushave, duke mos qenë në gjendje të punojnë me grupin.