Thomas Markle përballet me akuza të reja në Filipine pas arrestimit nga FBI në SHBA

Thomas Markle, babai i Meghan Markle, dukeshës së Sussex-it, po përballet me akuza të reja në Filipine për mbajtje të materialeve pornografike me të mitur.

Mediat britanike raportojnë se autoritetet filipinase kanë ngritur tre akuza ndaj 82-vjeçarit dhe mund të kërkojnë ekstradimin e tij nga Shtetet e Bashkuara. Sipas tyre, policia në Filipine i ka dorëzuar prokurorisë në Cebu, qyteti ku Thomas Markle ka qëndruar për më shumë se një vit para se të transferohej në Florida, tre kallëzime penale.

Të lidhura

None found

Dy prej tyre kanë të bëjnë me dyshimet se ai synonte të shpërndante imazhe që përmbajnë abuzim seksual ndaj fëmijëve, ndërsa e treta lidhet me mbajtjen e materialeve pornografike me të mitur.

Prokurori Graeme Elmido ka thënë se, nëse mblidhen prova të mjaftueshme për një proces gjyqësor, autoritetet mund të kërkojnë kthimin e tij në Filipine. Gjithashtu, në ditët në vijim pritet të shqyrtohen edhe akuza të tjera të mundshme ndaj 82-vjeçarit.

Thomas Markle u arrestua më 6 nëntor në Florida nga FBI dhe u akuzua zyrtarisht për të njëjtën vepër penale. Sipas raportimeve, gjatë hetimeve autoritetet konfiskuan afërsisht 78 sende në ambiente magazinimi që ai i kishte marrë me qira në Los Angeles. Në materialet e sekuestruara dyshohet se kishte edhe fotografi me përmbajtje seksuale që paraqisnin vajza të mitura.

Pas arrestimit, ai fillimisht u lirua me garanci pasurore dhe u vendos në arrest shtëpie. Megjithatë, situata u përkeqësua pasi dyshohet se ai preu byzylykun elektronik të monitorimit, çka bëri që të kthehej sërish në qeli.

Aktualisht, ai pret një vlerësim psikiatrik për të përcaktuar nëse mund të përballet me procesin gjyqësor. Nëse gjykata në SHBA e shpall fajtor, Thomas Markle rrezikon një dënim deri në 20 vite burg.

Thomas Markle prej vitesh nuk ka asnjë marrëdhënie me vajzën e tij, Meghan Markle. Marrëdhëniet u acaruan përpara dasmës së Meghan me Princin Harry në vitin 2018, dhe që atëherë komunikimi mes tyre ka mbetur i ndërprerë. Çështja penale ndaj tij pritet të hetohet njëkohësisht nga autoritetet amerikane dhe ato filipinase.


Shtuar më 18.11.2026 18:01

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet