Pas arritjes së objektivit, Shqipëria e ka të përcaktuar vendin në vazon e tretë për kualifikueset e Kampionatit Europian 2028, ç’ka do të thotë se kuqezinjtë do të përballen me kundërshtarë të renditur më lart në letër, por edhe me ekipe të tjera që do të synojnë një biletë për në finalet e Europianit.
Kjo është zyrtarisht ndarja e vazove për shortin e kualifikueseve që do të hidhet në Belfast në datën 6 dhjetor. Shqipëria dhe Kosova të pozicionuara në vazon e tretë do të luajnë me kundërshtarë nga vazo e parë, e dytë, e katërt ose e pestë.
Në vazon e parë bëjnë pjesë emra të mëdhenj të futbollit europian, si Spanja, Franca, Anglia, Portugalia, Gjermania, Italia, Holanda, Belgjika, Danimarka, Norvegjia, Greqia dhe Kroacia. Kundërshtarë të vështirë ka dhe vazoje e dytë me ekipe si Zvicra, Suedia, Austria, Turqia, Serbia, Uellsi, Hungaria, Sllovenia, Bosnjë-Hercegovina, Irlanda e Veriut, Irlanda dhe Çekia.
Në vazon e katërt janë Finlanda, Bjellorusia, Bullgaria, Qipro, Estonia, Ishujt Faroe, Armenia, Kazakistani, Letonia apo Luksemburgu. Ndërkohë, nëse shorti e vendos në një grup me pesë skuadra, kuqezinjtë do të kenë edhe një kundërshtar nga vazoja e pestë, ku bëjnë pjesë Malta, Lituania, Andorra, Azerbajxhani, Gjibraltari dhe Lihtenshtejni.
Shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian Euro 2028 do të hidhet më 6 dhjetor 2026 në Belfast në Irlandën e Veriut.









