Ernest Muçi ka qenë një nga protagonistët e pjesëmarrjes së Kombëtares kuqezi në Ligën e Kombeve, duke ndihmuar me lojën dhe golat e tij që të sigurohej dominimi i grupit dhe ngjitja në Ligën B.
Por sulmuesi nuk e mbylli siç do të donte, pasi edhe u dëmtua në ndeshjen ndaj Finlandës, pas një ndërhyrjeje të ashpër nga mbrapa gjatë pjesës së dytë të takimit, ku shënoi një supergol. Ai humbi kësisoj ndeshjen ndaj Bjellorusisë për shkak të dëmtimit dhe vetëm udhëtoi me ekipin për të qenë pjesë e grupit.
Një situatë e tillë alarmoi Trabzonsporin, ku Muçi është kthyer në një nga lojtarët kryesorë.
Ai pritej në Turqi për teste të hollësishme mjekësore, të cilat i ka kryer sot.
Për fat të mirë, ka rezultuar se Muçi ka pësuar vetëm një traumë pa pasoja të rënda në pjesën ku është goditur gjatë ndeshjes.
Ndaj ai është shfaqur sot pasdite rregullisht në stërvitje me Trabzonsporin dhe pritet që të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës ndaj Ejupspor në kampionat.
Gjithsesi, në mediat turke argumentohet se trajneri mund të vendosë ta kursejë lojtarin, duke menduar më shumë për sfidën e mesjavës së ardhshme në Ligën e Konferencës, e cila është kthyer në prioritet për klubin, që dëshiron t’i shkojë deri në fund turneut.
© SYRI.net
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen çiftet e raundit të 1/8-ve, në garë hyjnë edhe tetë ekipet e Superiores
Superkompjuteri zbulon shanset e Kosovës dhe Shqipërisë për kualifikim në ‘Euro 2028’
Ish-bosi i Formula 1, Ekleston: Hamilton është një qaraman, të tërhiqetBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: