Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Besi, njoftoi gjatë Prime-it të kaluar se ai dhe partnerja e tij, Valira, presin të bëhen prindër për herë të parë.
Gjatë një paraqitjeje në emisionin Big Cast në Klan Kosova, ai ndau emocionet dhe rrugën e çiftit drejt prindërimit, duke sqaruar se trajtimet e fertilitetit, përfshirë IVF-në, u mundësuan si dhuratë nga produksioni i Big Brother VIP Kosova.
Të lidhura
None found
Besi po ashtu tregoi se kanë kaluar në disa procedura IVF, shpenzimi i të cilave do të ishte mjaft i lartë nëse do të mbuloheshin nga buxheti i tyre.
Ai theksoi se ato procedura do t’u kushtonin shumë sikur t’i paguanin me paratë e tyre dhe falënderoi produksionin për mbështetjen e ofruar.







