Kallëzim penal ndaj një punonjësi të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, i akuzuar për marrje ryshfeti prej 500 euro

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit, përmes Njësisë për Luftimin e Korrupsionit pranë Departamentit për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, ka ngritur kallëzim penal kundër L.N. (63) nga Shkupi. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “marrje ryshfeti”, të paraparë nga neni 357, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Sipas njoftimit, i kallëzuari L.N. është i punësuar në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe me vendim është i autorizuar të nënshkruajë, të japë mendime dhe të miratojë pëlqime për planet dhe projektet hapësinore e urbanistike nga aspekti i mbrojtjes dhe shpëtimit, si dhe për elaboratet që lidhen me mbrojtjen nga zjarri, shpërthimet dhe lëndët e rrezikshme. Këto detyra i kryen përmes sistemeve elektronike E-Urbanizëm dhe E-Leje Ndërtimi, për Njësinë Rajonale për Mbrojtje dhe Shpëtim – Qendër.

Të lidhura

None found

Më 12 nëntor 2026, një person ishte paraqitur në ambientet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për t’u interesuar rreth statusit të lëndës së tij, të dorëzuar në Komunën Qendër. Gjatë takimit, L.N. i kishte kërkuar atij shumën prej 500 euro në këmbim të nënshkrimit të dokumentacionit, edhe pse kishte mangësi.

Më 17 nëntor 2026, ata janë takuar sërish dhe personi ia ka dorëzuar paratë e kërkuara. Menjëherë pas kësaj, L.N. është ndaluar nga zyrtarët policorë. Ai ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe privuar nga liria, ndërsa gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe sekuestruar zarfin me paratë, bëjnë të ditur nga MPB-ja.


Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet