Von der Leyen: Të 27 vendet e BE-së duhet të mbështesin huanë për Ukrainën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shprehur e bindur se të gjitha 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të mbështesin huanë e re për Ukrainën, pavarësisht kundërshtimeve të disa shteteve.

Gjatë një konference për shtyp, von der Leyen u pyet se si do të sigurohet pjesëmarrja e të gjitha vendeve, pasi Bullgaria, Republika Çeke, Hungaria dhe Sllovakia kanë sinjalizuar se nuk dëshirojnë të përfshihen në këtë skemë financiare.

Ajo theksoi se kjo hua ndryshon nga skema e mëparshme, ku tri vende anëtare u lejuan të mos merrnin pjesë. Këtë herë, sipas saj, të gjitha shtetet duhet të marrin përgjegjësitë e tyre, pasi huaja lidhet drejtpërdrejt me buxhetin e përbashkët të BE-së.

“Buxhet i përbashkët, përgjegjësi të përbashkëta. Ky është një element shumë i rëndësishëm”, deklaroi von der Leyen.

Megjithatë, ajo sqaroi se huaja për Ukrainën do të ketë dy komponentë, atë civil dhe atë ushtarak. Kjo do të thotë se vendet që nuk dëshirojnë të kontribuojnë financiarisht për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës, mund të marrin pjesë në financimin e komponentit civil.

“Jam shumë e bindur se do të arrijmë një marrëveshje mes të 27 vendeve, sepse të gjitha shtetet anëtare e mbështesin shprehimisht Ukrainën”, u shpreh presidentja e Komisionit Evropian.

Deklarata e saj vjen në një kohë kur qëndrimet e disa vendeve anëtare kanë ngritur pikëpyetje për arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët. Tashmë priten reagimet e Bullgarisë, Republikës Çeke, Hungarisë dhe Sllovakisë lidhur me këtë çështje.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri