Protesta kundër qeverisë, studentët mblidhen përpara ministrisë së Arsimit


Studentët kanë nisur të mblidhen përpara godinës së ministrisë së Arsimit, duke shënuar protestën e radhës kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës.
Të rinjtë shprehen të vendosur në kërkesën e tyre kundrejt kryeministrit Edi Rama për të dhënë dorëheqjen nga posti.
Tubimi kombëtar vjen pas protestës së zhvilluar një ditë më parë, ku pati përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe forcave të Policisë.
Në protestën e së martës, protestuesit u përpoqën të qëndronin në bulevard përpara Kryeministrisë, por Policia ndërhyri për t’i zhvendosur në trotuar, me argumentin se duhej të lirohej qarkullimi i automjeteve, në zbatim të aktit normativ të qeverisë.
Kjo shkaktoi tensione dhe përplasje me efektivët, ndërsa këta të fundit ushtruan dhunë dhe shoqëruan me forcë edhe disa vajza dhe gra.
360grade.al



















