“Është në nderin tuaj të votoni buxhetin historik” – Balla thumbon opozitën: Votoni për qytetarët. Ne nuk humbasim kohë me ju!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka replikuar me opozitën nga foltorja e Kuvendit, duke i kërkuar të mos pengojë diskutimin e projektligjeve të buxhetit 2027 dhe paketës fiskale që lidhen me qytetarët.

Balla theksoi se procedura kushtetuese për ligjin në fjalë është respektuar, ndërsa u bëri thirrje deputetëve të opozitës të fokusohen te diskutimi i buxhetit dhe paketës fiskale, duke veçuar masat për strehimin e 10 mijë familjeve dhe uljen e çmimeve e të taksës së karburanteve.

“Sa herë ka tërmet, ju iu duket vetëm rezultati i zgjedhjeve. Ne nuk kemi kohë të humbur me ju. Procedura kushtetuese e ligjit në fjalë është respektuar germë për germë. Është në kalendar dhe është parashikuar në konferencën e kryetarëve.

Sa i takon ligjit të strehimit, ku 10 mijë familje të hyjnë në banesat e tyre, ne nuk ju presim. Të diskutojmë sot ligjin për buxhetin dhe për paketën fiskale.

Sepse është në nderin tuaj një herë të vetme gjatë një mandati të votoni për qytetarët, të votoni uljen e çmimeve, uljen e taksës së karburanteve dhe të votoni për qytetarët, dhe të votoni buxhetin më të madh në histori”, tha Balla.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri