Rrezik për përmbytje nga reshjet intensive në qarkun Shkodër, autoritetet lokale në gatishmëri

Prefektura e Qarkut Shkodër, bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe informacionit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, bën me dije se ditën e sotme dhe të nesërme parashikohen reshje shiu intensive.

Sipas njoftimit, reshjet mund të shkaktojnë grumbullime uji dhe përmbytje të lokalizuara, veçanërisht në zonat me risk, si dhe vërshime të përrenjve dhe rrëshqitje dherash në zonat malore.

Institucioni i Prefektit, në bashkëpunim me AKMC-në, bashkitë dhe institucionet përgjegjëse, po vijon monitorimin e situatës dhe koordinimin e masave parandaluese, me fokus zonat me rrezik të shtuar dhe gatishmërinë e strukturave për ndërhyrje në rast nevoje.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve, të shmangin kalimin në akset dhe zonat e ekspozuara ndaj vërshimeve, si dhe të ndjekin njoftimet zyrtare të institucioneve përgjegjëse.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri