Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, zhvilloi një takim me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Dux. Gjatë bisedës u trajtuan marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.
Në këtë takim, Shiroka Pula çmoi marrëdhëniet e mira midis Kosovës dhe Hungarisë dhe falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme hungareze, e cila ka qenë e pranishme që nga koha e luftës, në procesin e ndërtimit të shtetit dhe në përpjekjet për afirmimin ndërkombëtar të Kosovës.
Të lidhura
None found
Ajo theksoi se mbështetja e Hungarisë mbetet e rëndësishme për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, për ecurinë e procesit të integrimit evropian dhe për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.
Në takim u diskutua gjithashtu zbatimi i Marrëveshjes për Bashkëpunim Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.
Presidentja Shiroka Pula nënvizoi domosdoshmërinë e mbajtjes së mbledhjes së ardhshme të Komisionit të Përbashkët Ekonomik, ku të marrin pjesë edhe përfaqësues të bizneseve, me synim identifikimin e fushave me potencial dhe nxitjen e investimeve të reja.







