Kanadaja në bisedime me Meksikën për zgjerimin e bankës globale të mbrojtjes

Otava po synon të zgjerojë Bankën për Mbrojtjen, Sigurinë dhe Rezistencën (DSRB) dhe ka zhvilluar diskutime me Meksikën për anëtarësimin e saj. Kjo nismë, e drejtuar nga Kanadaja, parashikon krijimin e bankës së parë ndërkombëtare që financon projekte në sektorin e mbrojtjes.

Ministrja e Jashtme kanadeze, Anita Anand, e bëri të ditur këtë gjatë një interviste për Reuters, në kuadër të samitit të liderëve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) që po mbahet në Shenzhen të Kinës.

Të lidhura

None found

Ajo theksoi se Kanadaja po kërkon të sjellë në projekt partnerë të rinj, duke përfshirë edhe shtete jashtë grupit të G7-shit. Sipas Anand, deri më tani 10 vende e kanë mbështetur nismën, ndërsa Lituania është shteti më i fundit që i është bashkuar.

Ndërkaq, Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se nuk do të bëhet pjesë e kësaj banke. Gjermania, nga ana tjetër, po ndjek negociatat për statutin e saj si vëzhguese dhe vijon të shqyrtojë disa çështje të hapura.

Projekti synon të sigurojë rreth 100 miliardë euro, të cilat do të shërbejnë për kredi me kosto të ulët për qeveritë dhe kompanitë që zbatojnë projekte të mbrojtjes. Banka parashikon gjithashtu të ofrojë garanci për huadhënësit që financojnë kompani më të vogla, të cilat konsiderohen si huamarrëse me rrezik më të lartë.

Vendet që kanë shprehur mbështetje për themelimin e bankës pritet të mblidhen më 30 nëntor në Luksemburg, ku do të nënshkruajnë marrëveshjen e krijimit të saj.


Shtuar më 18.11.2026 19:13

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusucasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet