Bota

Kanadaja kërkon zgjerimin e bankës globale të mbrojtjes, diskutime me Meksikën për mundësinë e anëtarësimit në nismë!

Kanadaja ka zhvilluar bisedime me Meksikën për mundësinë e përfshirjes së saj në Bankën për Mbrojtjen, Sigurinë dhe Rezistencën (DSRB), një nismë e udhëhequr nga Otava, e cila synon të krijojë bankën e parë globale të financimit të projekteve të mbrojtjes.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Jashtme kanadeze, Anita Anand, në një intervistë për Reuters, në kuadër të takimit të liderëve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), që po zhvillohet në Shenzhen të Kinës.

Anand deklaroi se Kanadaja po kërkon të përfshijë partnerë të rinj në këtë nismë, jo vetëm nga vendet e G7-s, por edhe jashtë këtij grupimi. Sipas saj, deri më tani, 10 shtete kanë shprehur mbështetjen për projektin, ndërsa Lituania është vendi i fundit që i është bashkuar nismës.

LEXO EDHE: Zjarri në bazën ushtarake në Kanada, shkon në 5 numri i viktimave! 24 të tjerë në spital

Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar ka bërë të ditur se nuk do të bëhet pjesë e bankës, ndërsa Gjermania ka statusin e vëzhguesit në negociatat për statutin e saj dhe po shqyrton ende disa çështje të hapura.

Projekti synon të sigurojë rreth 100 miliardë euro, të cilat do të përdoren për të dhënë kredi me kosto të ulët për qeveritë dhe kompanitë që zbatojnë projekte në fushën e mbrojtjes. Banka parashikon gjithashtu të ofrojë garanci për huadhënësit që financojnë kompani më të vogla, të cilat konsiderohen si huamarrëse me rrezik më të lartë.

Shtetet që kanë shprehur mbështetjen për krijimin e bankës pritet të takohen më 30 nëntor në Luksemburg, ku do të nënshkruajnë marrëveshjen për themelimin e saj.

LEXO EDHE: Gati të rikthehet në ushtrinë britanike për të luftuar Rusinë, Princi Harry: Nëse vendi im ka nevojë, do të jem aty 100%!

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.