Komiteti i Senatit refuzon kandidatin e Trump, Jim O’Neill për të drejtuar Fondacionin Kombëtar të Shkencës

18 Nëntor 2026 | 19:46

Kryetar i komitetit të Senatit për shëndetësinë, arsimin, punën dhe pensionet, Bill Cassidy njoftoi se Jim O’Neill nuk do t’i nënshtrohet një seance dëgjimore konfirmimi të mërkurën për të drejtuar Fondacionin Kombëtar të Shkencës, NSF. Cassidy theksoi se O’ Neill nuk bëri mjaftueshëm për të mbrojtur shkencën në pozicionin e tij të mëparshëm.

Kjo i jep fund kandidimit të O’Neill për organizatën më të lartë shkencore amerikane, një agjenci federale e pavarur e vështirësuar që ka parë shkurtime të mëdha buxhetore dhe ngrirje të granteve nën administratën Trump. Kandidati i ardhshëm i NSF do të përballet me një Senat të udhëhequr nga demokratët.

O’Neill shërbeu si drejtor në detyrë i Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) nga gushti 2025 deri në shkurt 2026.

“Në atë rol, ai dështoi të kundërshtonte vendimet dhe deklaratat e papërgjegjshme nga Sekretari Kennedy”, tha Cassidy në fjalën hapëse para komitetit të mërkurën, disa orë para se O’Neill të paraqitej.

O’Neill shërbeu gjithashtu si zëvendëssekretar i Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS) të SHBA-së nga qershori 2025 deri në shkurt 2026, një kohë gjatë së cilës HHS uli rekomandimet për imunizimet rutinë të fëmijërisë.

Shtëpia e Bardhë nuk e tërhoqi nominimin e O’Neill. Por Cassidy vuri në dukje se Shtëpia e Bardhë e hodhi poshtë nominimin e Heidi Overton për komisionere të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, duke thënë se asaj i mungonin votat për të kaluar konfirmimin – gjë që Cassidy e quajti “mjaft të çuditshme”.

Senati i udhëhequr nga republikanët po vazhdon seancat e konfirmimit përpara se të humbasë shumicën në janar. Shefi i stafit të NSF-së, Brian Stone, aktualisht kryen detyrat e drejtorit të NSF-së, por në tetor ai njoftoi planet për t’u pensionuar në fund të këtij viti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

10 muaj pas rënies së Maduros, Hegseth viziton pallatin presidencial në Karakas! Pritet nga presidentja në detyrë, Rodriguez

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u prit këtë të martë në Karakas nga presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez, gjatë vizitës së tij...
19:44 | 18/11/2026

Grupet kriminale në shërbim të Iranit, rasti i atentatit të parandaluar në Greqi

Takimet sekrete në Iran dhe në vende të tjera, rrjetet kriminale dhe udhëzimet që vinin nga një shtetas iranian ishin pjesë e përgatitjeve për një...
18:56 | 18/11/2026

Sulmet ukrainase me dronë “gjunjëzojnë” rafineritë ruse, kapaciteti i përpunimit bie me 45%

Sulmet me dronë ukrainasë ndaj rafinerive ruse të naftës kanë ulur vëllimet e përpunimit të naftës bruto me 45% që nga fundi i tetorit, ndërsa...
18:52 | 18/11/2026