Aktivisti Kedis Burrja ka treguar se mbrëmjen e djeshme është shoqëruar nga policia, ku është përdorur edhe dhuna.

Burrja tha për News24 se është kapur nga efektivët, edhe pse vetëm po filmonte.

Ai tregoi se policët e kanë goditur në këmbë me mjete të ndryshme. Tregoi se janë mbajtur dy vetë me një palë pranga.

Aktivisti Kedis Burrja: Unë isha në lokal. Unë po shikoja që po protestohej dhe vetëm po filmoja disa shoqërime.

Një polic më rrahi tek shpatulla. Policët më kanë goditur në këmbë me mjete të ndryshme. Unë kam plagët ende, që ditën e djeshme. Më kanë dhunuar policët, kur më kapën me urdhër të eprorit.

U kërkova sqarim se për çfarë më ndaloni, e ata nuk thanë asnjë fjalë, kishte vetëm shkelma. Brenda jemi futur me forcë. Dy vetë jemi mbajtur me një palë pranga.

Udhëtimin e kemi bërë me xham me bojë të furgonit të policisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: