Tensione janë shënuar sërish gjatë protestës së studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë në Tiranë.

Protestuesit kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit, ndërsa efektivët e policisë i kanë ndjekur dhe kanë ndërhyrë për t’i larguar nga rruga, me argumentin se po pengojnë qarkullimin e automjeteve.

Nga ana tjetër, protestuesit pretendojnë se protesta është e ligjshme dhe se kanë marrë lejen për zhvillimin e saj. Ata e konsiderojnë ndërhyrjen e policisë si pengesë ndaj ushtrimit të së drejtës për tubim.

Top Channel