Conte dhe misioni i paplotësuar: Rrethi me Juventusin herët a vonë do të mbyllet, mund të isha kthyer në 2 raste…

18/11/2026 19:51

Herët a vonë, rrethi me Juventusin do të plotësohet, e di që kam lënë diçka’-kështu është shprehur Antonio Conte për raportin e tij me klubin bardhezi, ku ai ka përjetuar emocione të mëdha fillimisht si futbollist dhe më pas si trajner.

Ish trajneri i Napolit foli për Cronache di Spogliatoio kur zbuloi edhe një prapaskenë në lidhje me Zonjën e Vjetër.

‘Është e nevojshme që unë të jem i lirë dhe që Juventus të kërkojë një trajner që nuk është në një pankinë-vijoi Antonio Conte-dhe në të kaluarën kanë qenë 2 situata ku mund të ishim bashkuar sërish; ndodhi kur morën Sarrin dhe unë isha i lirë dhe kështu shkova te Interi dhe situata e dytë ishte kur Giuntoli zgjodhi Thiago Mottan dhe unë Napolin’.

Top Channel