Në kushte të vështira moti dhe herë herë pa masat e duhura teknike, elektriçistët janë ata që rrezikojmë çdo ditë jetën në detyrë. Vetëm këtë vit në Shqipëri kanë humbur jetën disa elektricistë. Bashkim Boçi 54 vjeç humbi jetën në detyrë në korrik 2026 rreth orës 3 të mëngjesit në një mot me stuhi, teksa shërbente në Himarë. Për familjen tragjedia ishte e madhe ndërkohë që Bashkimi mezi priste të bëhej gjysh. Elektriçisti nga Elbasani u dërgua me shërbim në Himarë gjatë sezonit veror kur kërkoj gatishmëri në zonat turistike. Në 26 vite ai punoi me përkushtim, por sot e kujton vetëm familja. Asnjë mbështetje për bashkëshorten e cila ska asnjë të ardhur.